Bad girl’ bën bashkë Stresin dhe Morenën, si duket dyshja e këngëtarëve në një prej skenave të klipit    

Me fotot e ndryshme në rrjetet sociale, reperi i njohur Stresi dhe këngëtarja Morena Taraku kanë njoftuar bashkëpunimin e radhës pas projektit të tyre te parë muzikor të titulluar ‘Ki me bo’ 5 vite më parë. Pak minuta më parë Stresi ka ndarë një foto krah Morenës, duke zbuluar dhe titullin e këngës e cila do të jetë ‘Bad Girl’.

Njësoj si në çdo projekt tjetër, Stresi dhe Morena shfaqen të kuruar deri në detaje duke sjellë për fansat e tyre një tjetër këngë e cila me siguri do të kthehet në një hit.
Projekti i dy këngëtarëve do të publikohet fundjavën e ardhshme dhe me siguri deri në atë moment të gjithë do të jenë duke pritur me kërshëri se çfarë do të sjellin kësaj here për të gjithë audiencën Stresi dhe Morena./revistawho.com