Azet do Duan? Gjithçka pas natës së paharrueshme mes dy këngëtarëve

Azet duket se është fiksuar keq me Dua Lipën. Që pasi e takoi në “Sunny Hill Festival”, që u mbajt në Prishtinë muajin e kaluar, Azet ka bërë shpesh postime për të.

Fillimisht ai bëri një postim ku krahas fotove shkruante se “është i zënë”, duke e shoqëruar me dy emoji: një emoji zemër të kuqe, dhe një emoji kyç i mbyllur i cili përdoret kryesisht për çiftet. Më pas kur pa që Dua nuk i kushtoi vëmendje, reperi publikoi në Instagram foto të tijën dhe një imazh të personazhit të filmave të animuar ‘Mickey Mouse”, i cili dukej i trishtuar dhe shkruante:

“Jam single përsëri”, duke etiketuar Duan me një emoji të mërzitur.

Së fundmi dikush e ka pyetur Azetin nëse do ketë këngë me Duan. Ai është shfaqur i mërzitur me emoji-n e pikëlluar duke mos thënë asgjë më tepër. Dua ndërkohë s’ka ndërmend të reagojë!