Aurela, bashkëshortja e Lulzim Bashës nxjerr foton e rrallë çift të 20 viteve më parë

Aurela Basha, bashkëshortja e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka postuar së fundmi në Instagram një foto në çift, e cila daton në janar të vitit 2001.

“Janar 2001 në Holandë: Para se të ktheheshim në Shqipëri” -shkruan znj.

Basha në krah të fotos së rrallë, pas postimit të së cilës në Instagram, ka marrë shumë komente pozitive.

Të njëjtën foto çift të 20 viteve më parë e ka postuar edhe vetë kryetari i PD-së, Basha.