Arratisja spektakolare nga burgu e politikanes, zbriti me litar nga qelia (VIDEO)

Politikania kolumbiane, 43-vjeçarja Aida Merlano, e cila ishte dënuar me burgim për blerje votash, orët e fundit është vënë në qendër të vëmendjes mediatike për arratisjen e saj spektakolare.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur të mërkurën, kur Merlano-ja po kryente një kontroll te stomatologu. E burgosura ia doli të zbriste nga godina me litar dhe më pas të largohej me një motoçikletë, çka lë të kuptohet se plani ishte i mirëmenduar.

Për kapjen e saj ose dhënien e informacioneve mbi vendndodhjen e të arratisurës është vënë në dispozicion një shpërblim prej 50 milionë pesos.