Argëtimi i doli ‘prej hundësh’. Arrestohet si në filma burri i modeles së njohur shqiptare

Arrestimi i bashkëshortit të modeles shqiptare Angela Martinit, Dragos Săvulescu dhe një personi tjetër janë në qëndër të artikullit të prothema.gr.

Siç zbulon protothema.gr, Săvulescu po argëtohej në një restorant të njohur në momentin e arres.timit.

Săvulescu, në fillim të vitit 2019 u dënua me 5.5 vjet burg për përvetësim në total prej 114 milionë eurosh së bashku me ish-kryebashkiakun Radu Mazăre.

Dragos Săvulescu, pas vendimit të autoriteteve gjyqësore, u arratis në Itali, konkretisht në Napoli.

Por ditën e djeshme Roja Bregdetare në Mykonos së bashku me zyrtarët e Nën Drejtorisë së Policisë së Mykonos organizuan një operacion të madh për arrestimin e tij.

Dragoș Săvulescu kërkohej dhe nga Interpoli pas një urdhëri të lëshuar nga autoritetet rumune për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe për mashtrim kundër shtetit. Thuhet se Săvulescu nuk i rezistoi arrestimit.