Arbana zbulon emrin e parë

Ju me siguri prisni emrin e ndonjë konkurrenti, por emri i parë që ka zbuluar Arbana është ai i producentes.

Siç pati premtuar pasi zyrtarizoi drejtimin e ‘Big Brother Vip’, Arbana mori përsipër t’i përgjigjet çdo pyetjeje nga publiku, sigurisht duke mos zbuluar shumë detaje nga programi që rinis në tetor.

Detaji i parë i ri që u zbulua është përfshirja e Lori Hoxhës si producente e spektaklit.

Këtë e konfirmoi vetë Arbana kur tregoi pse ka ndaluar transmetimi i programit për plot 4 vite dhe pse rinisi tani.

Arbana rrëfeu se arsye ka shumë, ama Big Brother ndaloi në momentin e duhur.

“Është një skuadër që të jep veç frymëzim dhe motivim për të punuar. Është një frymë që të kujton pak kohën e Tanit ndoshta nga përfshirja e Lorit, ndoshta se na ka marrë malli për spektakle live, ndoshta sepse pritshmëritë janë të mëdha dhe përgjegjësitë akoma më të mëdha”, shkroi ajo ndër të tjera.