Arbana e thotë publikisht se Ledri dhe Sara do të jenë të ftuarit specialë të “Dua të të bëj të lumtur”

Arbana Osmani pritet të rikthehet në janar në ekran me “Dua të të bëj të lumtur”. Menjëherë pas ardhjes së bebushit në jetë, Arbana ka bërë me dije se do të fokusohet tek sezoni i ri i formatit në fjalë.

Si gjithmonë, janë ndjekësit në rrjet ata të cilë kanë kurreshtje për atë çka pritet të shohin, ashtu sikurse shpesh japin edhe sugjerime lidhur me personazhet e ftuar. “Do të ketë të ftuar VIP? Duam Ledri Vulën sërish”, ka shkruar një prej ndjekësve. Arbana nuk e ka kursyer përgjigjen, duke hedhur dyshimet e para se reperi, nëse vërtetë do të jetë i ftuar, nuk do të jetë i vetëm në studio. “Ledri Vula bashkë me Sara Hoxhën biles, se vetëm s’e duam më”, ka shkruar moderatorja me humor.

A do ta pranojë çifti ftesën? Fansat e dyshes, ashtu sikurse dhe ndjekësit e “Dua të të bëj të lumtur” po shpresojnë që po. Mbetet të shohim! /News31