Angelina Jolie akuzon Pitt se ka sulmuar atë dhe fëmijët brenda avionit privat!

Dramat mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt duket sikur do të vazhdojnë ~përjetësisht~.

Aktorja ka paraqitur dokumente gjyqësore duke akuzuar ish-bashkëshortin Brad Pitt se e ka sulmuar atë dhe fëmijët e tyre në gjendje te dehur gjatë një fluturimi me avion privat, duke e shtyrë atë të bëjë kërkesë për divorc.

Në padinë e ngritur rreth një punishteje vere franceze që yjet blenë, Jolie tha se ish-bashkëshorti e ka kapur dhunshëm nga koka dhe ka sulmuar edhe dy fëmijët gjatë udhëtimit të vitit 2016.

Nga ana tjetër, Pitt i mohon të gjitha akuzat.

“Ajo vazhdon të rimendojë, rishikojë dhe riimagjinojë përshkrimin e saj për një ngjarje që ndodhi gjashtë vjet më parë duke shtuar informacione krejtësisht të pavërteta sa herë që nuk arrin të marrë atë që dëshiron”, -u shpreh një burim pranë Pitt.

Pretendimi i Jolie për sjellje abuzive të Pitt në fluturimin e 14 shtatorit 2016 është shfaqur edhe në dokumentet e mëparshme gjyqësore, duke përfshirë marrëveshjen e divorcit të ish-çiftit të famshëm.

Burimi: BBC
Anabelmagazine