Angela Martini kjo grua miliarderi, vetëm unaza e diamantit i kushton 420 mijë franga

Martesa e papritur e Angela Martinit me miliarderin Dragos Savulescun u kurorëzua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë një ceremonie luksi, të reklamuar nga vetë çifti me anë të postimeve të tyre në “Instagram”. Producenti rumun i filmave, Dragos, si një mashkull kavalier, nuk i ka kursyer edhe këtë herë surprizat për partneren e tij Angela dhe ka qenë pikërisht kjo e fundit, që ka postuar një video në “Instastory”, teksa shfaqet e shtrirë duke shijuar muzikë. Detaji kryesor që të kap syri në dorën e Angelës është pikërisht një unazë e stërmadhe me gurë diamanti. Kurioziteti i ndjekësve është shtuar për të mësuar vlerën e unazës. Ndërkohë, detajet e kësaj dhurate të shtrenjtë i ka zbuluar vëllai i Angelës, Blerti Ceprati. “Unaza e Angela Martinit është blerë në firmën më të njohur në Zvicër, nga një familje çifutësh. Unaza ka vlerën 420 mijë franga”, tregon ai. Angela, e njohur tashmë si grua miliarderi, pak kohë më parë ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale momente nga ditëlindja e saj dhe surprizave që bashkëshorti kishte përgatitur për të. Përveç organizimeve gjatë ditës, Dragos ishte kujdesur që edhe nata e festës të ishte e magjishme për të. Ajo publikoi një foto ku në plazh shfaqej një instalim gjigant, ku shkruhej: “Gëzuar ditëlindjen dashuria ime!”. Dragos tregohet gjithnjë mjaft romantik dhe detajist për të kënaqur bashkëshorten e tij me origjinë shqiptare. Dhe duket se statusi i gruas së miliarderit po i shijon Angelës, e cila tashmë është shkëputur nga karriera si modele, për të shijuar 100 për qind martesën, citohet në shkrimin e Panorama Plus.