Analistja shpërthen ndaj gjestit të Granit Xhakës: Akt prej nje rrugaçi

Granit Xhaka ishte në vëmendjen kryesore në ndeshjen Zvicër-Serbi. Ai u shpall lojtari më i mirë i takimit ku Zvicra triumfoi 3:2 dhe u kualifikua në Botëror, duke e eliminuar Serbinë. Xhaka pati dhe disa përleshje verbale e fizike me lojtarët serbë dhe një nga momentet që u bë viral në rrjet ishte kur futbollisti bëri një gjest. Analistja Zana Avdiu ka bërë një status ku e cilëson si i turpshëm dhe akt prej rrugaçi.

“Akti i Granit Xhakes, eshte per turp. Akt prej nje rrugaçi. Dhe, fatkeqesia eshte, qe asnje nuk la pa e shpernda ate foto. Pra, zero nivel, ne nje shtet te tane!”, shkroi Avdiu.