Alex Rodriguez “harron” Jennifer Lopez, fotografohet me një vajzë bionde

Pas Jennifer Lopez, tani e ka radhën Alex Rodriguez! Ndërkohë që JLO po shijon romancën me Ben Affleck, edhe lojëtari i baseball ka vendosur ta “harrojë” këngëtaren.

46-vjeçari po pushon në brigjet e bregdetit spanjoll së bashku me disa miq të tij për të festuar ditëlindjen. Në këtë udhëtim ai është fotografuar me një vajzë bionde me të cilën ka treguar afrimitet. Bëhet fjalë për aktoren 35-vjeçare, Melanie Collins.

Dyshimet se mes tyre ka nisur një lidhje kanë filluar para pak kohësh, pasi dyshja është parë shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Megjithatë deri më tani, ata nuk e kanë pranuar publikisht se mes tyre ka një lidhje romantike.

Një burim i afët me ARod tha se ai dhe Melanie janë miq të mirë dhe mes tyre nuk ekziston asgjë tjetër përveç shoqërisë. “Ata janë miq. Ai është me pushime. Ai është beqar dhe argëtohet”, është shprehur burimi. /News31