Albi Nako e thotë troç: Balerinët profesionistë janë xhelozë për Lori Balën

Lori Bala ka qenë e ftuar së fundmi në “DWTS Fan Club” ku ka sqaruar mënyrën si u drejtohet balerinëve me “vajza, djali”.

Ajo u shpreh se kjo është diçka shumë e zakonshme në rrethin e balerinëve: “Ne balerinët themi vajza, djali, partnerja, partneri. Nuk flasim zakonisht ngrije në këtë rast Erisën apo Jorën. Ajo ka qenë një gjë e padiskutueshme, pa kontekst negativ. Varet edhe si të vjen fjalia, sa konfidencë ke me personazhin që po flet. Nuk është fare tendencioze gjëja.”

Nga ana tjetër Albi Nako është shprehur se balerinët e tjerë janë xhelozë për pozicionin e Lorit si anëtare jurie këtë vit.

“Aq sa i bukur është arti i baletit aq ka edhe prapaskena deri diku të ndyra. Nuk duan ta pranojnë Lorin duke qenë se është ende një vajzë e re. Unë mund ta them troç “u bëre tit ë jesh aty, se aty ku je ti mund të isha dhe unë”. Unë e kuptoj deri diku pozicionin e Lorit duke qenë se një pjesë të tyre i ka edhe kolegë.”