Alban Skënderaj flet për marrëdhënien me Flor Mumajesin dhe nëse do ketë një këngë me të

Disa javë më parë “rivaliteti” i Alban Skënderajt dhe Flori Mumajesit arriti kulmin, kur artistët u gjendën bashkë në festën e datëlindjes të Arilenës dhe e shfrytëzuan kohën për të disa “kunja” ndaj njëri-tjetrit në rrjetet sociale. Ndërkohë që Flori na la të kuptojmë se pavarësisht “armiqësisë” artistike, një bashkëpunim mes tyre mund të ndodhte së shpejti.

Në një intervistë për “Edicioni Veror”, Alban Skënderaj ka treguar më shumë, për marrëdhënien mes tyre, por edhe këngën që pritet të vijë.

“Neve jemi miq shumë të mirë, që ndër vite ndoshta nuk na ka lidhur shumë puna, por ato pak herë që jemi takuar kemi kaluar shumë mirë. Nuk do thoja se ka një këngë por ka një lojë do thoja unë. Është një lojë do thoja unë që duket se është hapur dhe nuk e di deri ku do shkojë. A do kurorëzohet me një këngë? Nuk e di! Duhet të pyesni Florin. Është sfidë e madhe se ne jemi rivalë në fund të ditës…jo se bëj shaka. Ky rivaliteti i famshëm mes meje dhe Florit, që realisht nuk ekziston, por neve na pëlqen shumë se si e shohin njerëzit si lojë dhe duam t’i hedhim pak benzinë zjarrit. Por nuk e di se kush do ta bëjë këngën. Dëshira patjetër që është. Ne e repektojmë shumë njëri-tjetrin si artistë, si njerëz kështuqë pse jo në të ardhmen.”– rrëfen Albani.

Ok është sfidë e madhe po bëni mirë ta realizoni këtë bashkëpunim se ne mezi po prisnim.

/News31.al