Alban Kondi pritet të bëhet baba për herë të dytë, zbulon gjininë e bebit

Kantautori i njohur Alban Kondi do të bëhet baba për herë të dytë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti nëpërmjet një fotoje të postuar në Instagram, ku shfaqet me partneren Eneidën dhe djalin, Floran.

“Me çunat”, shkruan Albani përkrah fotos duke lënë të kuptohet se do bëhen sërish me një djalë.

Kujtojmë se djali i parë i këngëtarit mban emrin e xhaxhait të tij të ndjerë, Dr.Florit.

Ky i fundit u nda nga jeta në vitin 2014, duke lënë pas bashkëshorten dhe dy fëmijë. I lindur në Tiranë më 29 shkurt 1979, Flori, gjithë veprimtarinë e tij e zhvilloi në Tiranë. Ai ishte themelues i grupit West Side Family, përmes të cilit edhe u bë i njohur.