Aktorja e njohur tregon ndalimin nga policia në mes të Tiranës: Isha 18 vjeç kur…

Me karakterin dhe tipin e saj plot humor, aktorja Anna Lika ka bërë për vete publikun shqiptar dhe tërheq gjithmonë vëmendjen e mediave me fotot provokuese dhe jetën e saj private. Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në “Top Albania Radio” ku ka zbuluar më shumë gjëra për jetën e saj private, por edhe për profesionin. Në momentin që ka qenë duke treguar për vitet e adoleshencës, ajo është ndalur dhe ka zbuluar për një çmenduri që ajo ka bërë kur ka qenë 18 vjeçe. Në atë kohë Anna kishte dëshirë që të blinte një makinë. Ajo u lutej vazhdimisht prindërve që t’ia plotësonin këtë dëshirë. Mirëpo ishte gjyshja e saj ajo që i bleu makinën e parë pavarësisht se e dinte, që Anna nuk kishte një patentë. Me të marrë makinën, aktorja vendosi që të bënte një xhiro nga Liqeni Artificial. Por shëtitja nuk i shkoi edhe aq mirë pasi e ndaloi policia. Duke qenë se ajo nuk kishte patentë, policët e shoqëruan menjëherë në rajon dhe lajmëruan prindërit e saj. Anna tregon gjithashtu se pavarësisht se prindërit e saj u shqetësuan, këtë situatë e kanë kaluar me humor dhe batuta, shkruan Panorama Plus.