Aktorja e njohur Olivia Munn diagnostikohet me kancer dhe rrëfen betejën me sëmundjen e rëndë!

Aktorja e njohur Olivia Munn i ka befasuar ndjekësit e saj me njoftimin e papritur dhe të trishtë se është diagnostikuar me kancer gjiri dhe vetëm brenda 10 muajve të fundit, i është nënshtruar plot katër operacioneve. 43 vjeçarja e bëri njoftimin përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

“Në shkurt 2023, në përpjekje për të qenë proaktive për shëndetin tim, bëra një test gjenetik…Dy muaj më vonë, u diagnostikova me kancer të gjirit. Në 10 muajt e fundit, unë kam pasur katër operacione dhe kam kaluar më shumë ditë në shtrat nga sa mund të numëroj”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by o l i v i a (@oliviamunn)

Rrëfimi i aktores vjen pak ditë pasi mori pjesë ne ceremoninë e ndarjes së cmimeve Oscar me partnerin, komedianin John Mulaney, me të cilin ka një djalë dy vjeçar, Malcolm. Para se të lindte, aktorja pranoi se ajo dhe komediani kishin “frikë” nga të qënit prindër. Në shtator, Munn tha për ‘PEOPLE’ se ishte me të vërtetë e emocionuar për faktin se do të bëhej nënë.

“Miqtë e mi më kanë dhënë disa këshilla të shkëlqyera. Ajo që më ka ndihmuar më shumë është kur miqtë më thonë të mos e krahasoj veten me gratë e tjera shtatzëna. Mund të jetë e vështirë pasi trupi ndryshon dhe ju ndiheni ndryshe”.

Top Albania Radio