Policia në Londër zbulon identitetin e autorit të sulmit makabër me shpatë
Autoritetet në Britani kanë zbuluar identitetin e autorit të një sulmi makabër me shpatë në Londër, që i mori jetën një 14-vjeçari dhe la disa të tjerë të plagosur. Ai është Marcus Aurelio Arduini Monzo, 36-vjeç, i akuzuar tashmë për vrasjen e 14-vjeçarit Daniel Anjorin pas sulmit me shpatë në lindje të Londrës të martën…
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë. Ja emri i veçantë i vajzës!
Këngëtari i njohur Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito janë bërë prindër për herë të parë. Vajza e tyre ka ardhur në jetë këtë të martë, ndërsa çifti ka ndarë dhe foton e parë krah saj. Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë. Ja “Luna Marí Ejlli”, shkruan dyshja. View this post…
Një përmbledhje e rastit të 3-vjeçarit që pretendohet se është rrëmbyer nga gjyshërit
Një vajzë 23-vjeçare, Ille Gjuni, denoncoi vjehrrit e saj në policinë e Durrësit dhe i akuzoi se i kanë rrëmbyer djalin e mitur 3 vjeç. Ajo tha se pas vdekjes së të shoqit në aksident automobilistik, e dërgonte djalin te gjyshërit, por pas vizitës të gjyshërit nuk e kthyen më tek e ëma. Me lot…
Aktorja e njohur e serialit ‘La Casa De Papel’ e infektuar me ‘Covid 19’
Gjatë këtyre ditëve janë zbuluar emra të ndryshëm të njohur ndërkombëtarë, të infektuar me ‘Covid 19’. Listës së gjatë i është bashkuar dhe aktorja e njohur e serialit ‘La Casa De Papel’, Itzar Ituno, e cila luan rolin e inspektores Raquel.
“Është zyrtare që nga e premtja pasdite kam simptoma, temperaturë dhe kollë të thatë. Sot mora përgjigjen e testit dhe është ‘Corona Virus’. Rasti im është i lehtë, por virusi është shumë ngjitës dhe i rrezikshëm për njerëzit me imunitet të dobët. Jini të vetëdijshëm, qëndroni në shtëpi dhe mbroni të tjerët”, shkruan aktorja në postimin e saj të fundit në ‘Instagram’ ku ka zbuluar dhe një foto të sajën nga vetizolimi.
Kujtojmë se premiera e sezonit të ri të serialit ‘La Casa de Papel’ që theu rekorde shikueshmërie në platformën ‘Netflix’ është në datën 3 prill./revistawho.com