Aktori i njohur turk paditet nga ish-bashkëshortja

Aktori i njohur turk Ozcan Deniz është paditur së fundmi nga ish bashkëshortja e tij, Feyza Aktan.

Sipas mediave turke, Feyza ka paraqitur së fundmi një kallëzim penal kundër aktorit dhe motrës së tij, Sibel Semerci duke pretenduar se ata e përgjuan duke vendosur një kamerë në shtëpinë ku ajo jetonte me djalin e saj. Ajo ka treguar se ata e kanë kanë kërcënuar me publikimin e fotove në media.

Aktan e ka akuzuar edhe më parë Ozkan se ka abuzuar fizikisht me të gjatë martesës së tyre. Dyshja u martua në vitin 2018 dhe kanë një fëmijë së bashku.