Aktori i famshëm befason me deklaratën: S’kam pasur kurrë telefon apo kompjuter! Ja arsyeja

Aktori i njohur, Christopher Walken i ka befasuar të gjithë teksa deklaroi se nuk ka pasur kurrë një telefon apo kompjuter.

Teksa u shfaq në Zoom, për të folur për filmin e tij ‘Wild Mountain Thyme’ në The Late Show, Walken i tha drejtuesit të emisionit Stephen Colbert se: ‘Dikush erdhi për ta vendosur këtë sepse unë kurrë nuk kam pasur një celular ose një kompjuter.”

I intriguar, Colbert pyeti nëse Walken kishte një arsye morale për të shmangur teknologjinë.

“Jo, jo”, u përgjigj 77-vjeçari. “E arrita shumë vonë. Kurrë nuk u përfshiva në të, sepse do të ishte e çuditshme që ndonjë 10-vjeçar të ishte shumë më i mirë në të sesa unë.”

Fituesi i Oskar gjithashtu shtoi se nuk ka dërguar kurrë email, mesazhe, si edhe s’ka përdorur kurrë Twitter.

/Panoramaplus.al