Aksidenti i Gaz Pajës, policia: Makina u përplas me motomjetin, nisin hetimet

Policia e Tiranës doli me një njoftim zyrtar në lidhje me aksidentin që ndodhi paraditen e sotme në rrugën e Kavajës, ku i përfshirë ishte aktori i njohur i humorit Gazmend Paja. Sipas policisë, ishte mjeti me drejtues personin me inicialet E.K i cili është përplasur me motomjetin e aktorit. Paja ndodhet i shtruar në spital pasi ka marrë dëmtime nga përplasja. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Me datë 11.11.2021, rreth orës 11:08, në rrugën e Kavajës, mjeti me drejtues shtetasin E. K., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin G. P.Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi G. P., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.