Adrola Dushi: E urrej punën time, ndihem e ofenduar

Modelja e njohur Adrola Dushi konsiderohet si një ndër femrat më të bukura shqiptare. Që në vitin 2012, kur ajo u shpall “Miss Universe” ka qenë në qendër të vëmendjes nga publiku. Së fundmi Adrola ka qenë e ftuar në emisionin “Pasditja ime”, ku ka rrëfyer për karrierën e saj në Amerikë. Gjatë kësaj interviste, modelja bëri edhe një deklaratë befasuese, ku u shpreh se e urren punën e saj.
Teksa bazohej në postimet e ndryshme në rrjetet sociale, ku sipas saj, çdo vajzë hiqet si modele, ajo tashmë e ka për ofendim që të quhet një e tillë.
“E urrej punën time!Nuk do të doja këtë moment të quhesha modele ose miss, në periudhën që po jetojmë. Ndihem disi e ofenduar, ngaqë po shoh rreth e rrotull dhe ka humbur sensi i kësaj. Nuk po e shijoj fare!”, është shprehur Adrola.