Adele u kërkon fansave të konsumojnë alkool gjatë performancës së saj

Artistja Adele njoftoi fansat e saj se ka gjetur një mënyrë për t’i bërë edhe më argëtuese performancat e saj.

Këngëtarja, 34 vjeçe, u tha fansave: ‘Shkoni dhe porosisni disa pije… sa më të dehur të jeni, aq më e mirë do dukem unë’, gjatë performancës së saj në Las Vegas, sipas The Mirror.

Krijuesja e hitit “I Drink Wine”, e cila më parë ka bërë të ditur se vetë nuk pi kurrë derisa është duke punuar, është në ditë e pestë të koncerteve të saja të shumëprituar.

“Duhet t’ju bëj një ovacion të vazhdueshëm”, i tha Adele audiencës ndërsa lotët i rrokulliseshin në fytyrë.

Adele mendohet se fiton 600 mijë dollarë në natë.