A jeni gati për “Vaksinën” e Getoarit?

Me fotot e ndryshme në ‘Instagram’, Getoar Selimi ka njoftuar dhe albumin e ri muzikor që pritet të vijë në vetëm pak javë.

Dhe besojeni ose jo, reperi ka zgjedhur titullin më interesant që mund t’iu kishte shkuar në mendje.

“E martë, ora 19:00. Geasy Majk – Hajde te baba. Albumi: Vaksina”, ka shkruar Getoari krah fotos së fundit. Duke iu përshtatur edhe situatës në të cilën ndodhet e gjithë bota, Selimi ka zgjedhur të bëjë këtë zgjedhje ndryshe nga të tjerat. Ne shpresojmë që albumi të ketë po aq sukses e të jetë i vlefshëm sa vetë vaksina e ‘Covid-19’.

revistawho.com