A e parashikuan The Simpsons nëndetësen e zhdukur ‘Titan’? Videoja që bën xhiron e internetit

Kërkimet për nëndetësen e humbur “Titan” që po eksploronte rrënojat e Titanikut është kthyer në një “thriller”. Teksa orët po kalojnë dhe ankthi për fatin e pasagjerëve ka arritur kulmin, përdoruesit në Twitter kanë “zbuluar” një klip që e lidh këtë ngjarje edhe me The Simpsons.

Videoja që po qarkullon në internet tregon se si The Simpsons e parashikuan këtë ngjarje. Në klip, Homer Simpson dhe babai i tij biologjik janë gati të zhyten në fund për të zbuluar thesarin e mbytjes së anijes Piso Mojado.

Heroi futet në nëndetësen me një vend dhe endet në thellësinë e detit derisa duket se përplaset në një shpellë duke e bërë të vuajë për shkak të mungesës së… oksigjenit. Megjithatë, disa ditë më vonë, ai zgjohet në spital.