A do të jetë pjesë e “Big Brother Albania VIP”? Flet Vesel Kurtishaj

Që nga dje në medie po përflitet se Vesel Kurtishaj, fituesi i “Big Brother Albania” do të jetë poashtu një nga banorët e “Big Brother VIP”, edicionit të parë.

Vesel Kurtishaj është emri që po lakohet si një nga banorët e mundshëm të “Big Brother Albania VIP”.

Gazeta Online “Reporteri.net” ka kontaktuar me Vesel Kurtishajn, por që i njëjti nuk ka pohuar as mohuar një gjë të tillë.

“Sa i përket kësaj, nuk ka diçka konkrete njëherë për njëherë”, tha fillimisht Veselaj.

Për bashkëjetesën me figura të njohura publike, fituesi i “Big Brother Albania” tha se është mjaft kurioz që t’i shoh ata duke kaluar në atë të cilën ka kaluar vet ai, dhe mezi po e pret të filloj.

“Çështja e “Big Brother VIP” tani duket të jetë shumë më interesante sesa thjeshtë “bashkëjetesë e njerëzve të zakonshëm. Jam shumë kurioz të shoh fytyra publike të kalojnë ato që kam kaluar unë aty brenda, e në rastin që unë do isha aty me ta, një gjë është e sigurte, nuk do isha i njëjti me “Veselin e Big Brother” qe e kanë njohur të gjithë, e kjo sigurisht edhe për shkak të moshës. Duket interesante, mezi po pres të filloj, e ndoshta edhe ju duhet MEZI TE PRITNI, se ku i dihet, ndoshta më gjeni edhe mua aty”, përfundoi Kurtishaj për Reporteri.net.

Ndryshe, Vesel Kurtishaj ka qenë fitues i “Big Brother Albania 8”.

/Reporteri.net/