A do të jetë kjo treshja që do të gjykojë talentet e “Jeho”?

Prej disa muajsh është konfirmuar se në ekranin e “Top Channel” do të startojë një format i ri muzikor. Bëhet fjalë për “Jeho” festivalin muzikor që do na shoqërojë çdo të dielë për tre muaj rrjesht. Nën kujdesin e drejtorit artistik Alban Male, “Jeho” do të ketë në fokus rrymat më të dëgjuara të momentit nga artistët pjesmarrës.

Top-2

Në çdo punatatë do të marrin pjesë 4 deri në 5 artistë të cilët do vihen në garë me njëri-tjetrin e që do vlerësohen nga një juri profesioniste. Në mbyllje të sezonit të parë do të zhvillohen dy gjysmë-finale dhe një finale LIVE për të shpallur fituesin. Burime për “News31.al” tregojnë se Kledi Bahiti, Elgit Doda dhe Megi Pojani mund të jenë juria e festivalit. Këngët e konkurentëve do të transmetohen në Top Albania Radio, MY MUSIC TV, si dhe në faqen e web-it të Top Channel për tu dëgjuar nga publiku. Ndërkohë jemi në pritje të datës se kur do nisë transmetimi i “Jeho”/News31.al