A dinit gjë ju që Brad Pitt kishte KAQ shumë tatuazhe?

Sot, mësuam që Brad Pitt paska shumë, po shumë tatuazhe! Aktori, përveçse mori gjithë vëmendjen e internetit me fundin e tij lino gjatë daljes në tapetin e kuq në Berlin, ku u mbajt premiera e filmit të ri aksion “Bullet Train”, na prezantoi edhe me diçka tjetër: këmbët e tij gjithë tatuazhe!

Këmbët e Brad ishin të mbushura plot me tatuazhe të bëra ndër vite dhe thuhet se janë të paktën 15 simbole që aktori ka zgjedhur t’i “gdhënd” përgjithmonë në trup.

Kafka, tekste këngësh, poezi dhe patjetër dedikime të ndjera familjare. Duket se Angelina Jolie, e cila dukshëm është fanse e tatuazheve, ka qenë një frymëzim i madh për yllin e filmave gjatë marrëdhënies së tyre 11-vjeçare.

Ja përshembull, në tatuazhin në pjesën e sipërme të krahut Brad ka bërë gjithë inicialet e 6 fëmijëve të tij si dhe të Angelina-s. Sigurisht, ka dhe disa të tjera kuptimin e të cilave s’do ta mësojmë kurrë, por mjaftohuni duke i parë.

Burimi: Pop Sugar
Anabelmagazine