77 vjec, Priscilla Presley shfaqet në rrugë me fustan transparent dhe pa asnjë rrudhë në fytyrë!

Priscilla Presley I fotografua së fundi nga paparacët me një veshje mjaft rinore në rrugë; ajo mbante një fustan me dantella një pjesë transparente të gjatë deri tek gjunjët, ndërsa dukej mjaft në formë.

Aktorja 77-vjeçare, e cila është ish-bashkëshortja e legjendarit Elvis Presley, e kishte kombinuar fustanin në ngjyrë blu dhe të zeza me në palë këpucë të errëta me taka.

Ndërkohë, kishte zgjedhur një grim joshës me një buzëkuq të fortë të kuq I cili I nxirrte edhe më shumë në pah nuancën e kuqerremtë të flokëve, dhe fytyrën e lëmuar pa rrudha. Priscilla është duke zhvilluar aktualisht një turne në Mbretërinë e Bashkuar, ku rrëfen histori personale dhe ndan imazhe e video të Elvis Presley-t që nuk janë parë asnjëherë më parë.

Këto paraqitje vijnë në mesin e një përplasjeje të aktores me mbesën, Riley Keough për pasurinë e vajzës së saj, Lisa Marie e cila ndërroi jetë pak kohë më parë.

Bordo