50 vjeç, Heidi Klum po mendon për një fëmijë me të fejuarin 16 vjet më të ri!

Mosha nuk e pengon supermodelen thuajse 50 vjecare Heidi Klum dhe partnerin e saj, muzikantin Tom Kaulitz, të mendojnë. Ata janë të martuar prej 4 vitesh tashmë. hendeku 16 vjecar i moshës ( ai është shumë më i ri), nuk e ka frenuar aspak dashurinë e tyre që të lulëzojë.

Klum, 49 vjec, nuk e përjashton idenë e zgjerimit të familjes së saj, dhe po mendon që të sjellë ne jetë me Kaulitz-in, fëmijën e tyre të parë. Në emisionin Jennifer Hudson, Klum u pyet nëse mendonte të kishte një fëmijë përsëri.

Ajo e pranoi se e ka menduar një gjë të tillë. Supermodelja e lindi fëmijën e saj të parë, Leni, me një ish të dashur në moshën 30-vjeçare. Një vit më pas, Klum mbeti shtatzënë me fëmijën e saj të dytë me ish-bashkëshortin, Seal, një këngëtar. Pasuan 2 fëmijë të tjerë, duke e bërë Klum-in nënë e 4 fëmijëve të moshave 18, 17, 16 dhe 13 vjeç.

“E kam përjetuar mëmësinë 4 herë. Dhe kam dhënë gji 8 muaj çdo herë, dhe pastaj kam mbetur përsëri shtatzënë…”. E sërish, është e gatshme t`i hyjë këtij rrugëtimi të bukur, por edhe të vështirë përsëri. “Tani kam pritur një kohë të gjatë, kështu që ndoshta po, do ta bëj një fëmijë”, tha Klum.

Bordo