2018-ta e tersit për Inva Mulën, arsyeja pse në listën e urimeve për Vitin e Ri vendosi të parin shëndetin

Ndërkohë që në Pallatin e Kongreseve po mbaheshin netët e Festivalit të 57-të të Këngës në RTSH, nisi tëqarkullonte nën zë lajmi se drejtoresha artistike e tij, Inva Mula ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore. Ishte Blitz.al, që dha lajmin se sopranoja e njohur ndodhej prej tre ditësh në spital, ditë që përkuan me netët e organizimit të festivalit. Sipas të njëjtit burim u tha se artistja 55-vjeçare, kishte pësuar ishemi celebrale, që ka të bëjë me mungesën e furnizimit me gjak dhe oksigjen të trurit. Megjithatë pas këtij problemi shëndetësor, Inva tashmë nuk është në rrezik për jetën, pasi u tha arriti t’i ndiqte nga spitali zhvillimet e festivalit. Nuk iu deshëm as 10 ditë për të rikthyer në shtëpi, duke qenë se në datën 31 dhjetor ajo postoi një nga fotot e fundit artistike të shoqëruar me urimin: “Të dashur miq, ju uroj një vit të mbushur me shëndet, paqe, dashuri! Happy New Year!”. Dhe jo pa qëllim ajo ka vendosur shëndetin të parin në listën e urimeve për Vitin e Ri 2019, duke i dhënë kështu lamtumirën 2018-ës, bashkë me problemin shëndetësor që kaloi. Kujtojmë që ky ka qenë një vit intensiv për jetën dhe karrirën e Invës, pas kthimit të saj në Shqipëri. Emërimi i saj si drejtoreshë artistike e festivalit synoi të sillte risi dhe në organizimin e tij. Këtë herë, këngët e artistëve u prezantuan për herë të parë në të tri net në Pallatin e Kongreseve. Inva Mula mbetet një ndër divat e muzikës shqiptare që ka dhënë kontribut të pakrahasueshëm ndër vite, ndërkohë që në Pallatin e Kongreseve u ngjit për herë të parë në skenë me perfomancën e tij, Anthony Çako, djali i saj nga martesa me kantautorin Pirro Çako. Ishte pikërisht Pirro ai që e shoqëroi të birin në festival, ndërkohë që u vu re mungesa e Invës. Djali i artistëve që jeton në Paris, erdhi me një performancë-homazh për gjyshin e tij Gaqo Çako, që u nda këtë vit nga jeta. Artistja 55-vjeçare jeton në Tiranë me partnerin Hetem Ramadani dhe vajzën e tyre Nina, ndërsa djali Anthony vazhdon të jetojë në Paris, ku ka nisur karrierën në fushën e muzikës elektronike.

Inva-Mula-2

Jeta e re në Tiranë e Inva Mulës me Hetem Ramadanin pas krizës bashkëshortore

Viti jubilar i Gjergj Kastriot Skënderbeut mblodhi në Romë emrat më të suksesshëm të artit shqiptar në botë, si dhe figura të tjera të njohura. Mes tyre ra në sy prania e sopranos Inva Mula, e cila ishte ftuar të këndonte në atë skenë. Por ajo nuk kishte shkuar e vetme në këtë event. Nuk vonoi shumë dhe postoi foton në krah të bashkëshortit, Hetem Ramadani. Kjo është një nga daljet e tyre të para në publik, që para një viti kur u përfolën për një krizë bashkëshortore. Ishte pikërisht periudha kur Inva mori vendimin për t’u kthyer në Shqipëri, pasi u bë pjesë e produksionit “Virtuozët” në “Tv Klan”. E tashmë që flitet se ka hequr dorë nga karriera operistike (duke qenë se këndon vetëm si e ftuar për ndonjë event), Inva është angazhuar në televizion si drejtore artistike e Festivalit të 57-të të Këngës në RTSH, ndërkohë menaxhon dhe barin e saj në Tiranë. Ndërsa biznesmeni i komentuar për pasurinë e tij, përveç seancave të meditimit që ofron për të interesuarit, ka hapur tashmë klinikën e tij të mjekësisë alternative, ku ndjek dhe kuron pacientët pa nevojën e ilaçeve. Hetem Ramadani, një nga shqiptarët më të pasur në botë, njihet si themeluesi i kompanisë tregtare të naftës “Salbatring Internation al”, pasi emigroi në vitet ’90 në Slloveni. Nisja nga e para me angazhime të reja në biznes e çiftit që janë bashkë prej vitesh, erdhi para një viti kur dhe vendosja në Tiranë e Invës u shoqërua me thashethemet për krizë bashkëshortore. Një vit më parë, para se të çelte sezonin e ri artistik të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit me “Peshkatarët e Perlave”, edhe me rolin e regjisores, ajo sqaroi zërat në lidhje me një ftohje të marrëdhënies me bashkëshortin Hetem Ramadani dhe një divorci të mundshëm.Ndërkohë që së fundi ata shihen gjithmonë e më shumë në publik krah njëri-tjetrit./Panorama Plus