20 vjec dhëndër, Ermal Fejzullahu kremton sot një dekadë martesë

Para dhjetë vitesh ata kurorëzuan shumë të rinj dashurinë e tyre me martesë. Këngëtari i famshëm kosovar Ermal Fejzullahu, u martua në moshën 20 vjeçare me Ariana Fejzullahun, me të cilën tani ka edhe tre fëmijë. Mbrëmjen e së martës, kanë kremtuar 10-të vjetorin e martesës së bashku, në mes miqsh dhe familjarësh. Për ta në këtë mbrëmje festive ishte servuar edhe një tortë, që shënon edhe dekadën e tyre të parë si bashkëshortë, shkruan Prive.