Qëllohet me armë zjarri kryeministri sllovak, dërgohet me urgjencë në spital
Kryeministri sllovak Robert Fico është qëlluar me armë zjarri, sipas raporteve të mediave lokale. Fico u qëllua përpara një ndërtese në Handlova, ku u mbajt një mbledhje e qeverisë. Sipas gazetarëve në vendngjarje janë dëgjuar disa të shtëna. Ai është dërguar në spital, ndërsa autori është arrestuar nga policia. Aksidenti ndodhi në qytetin Handlova, rreth…
Burri që “çmendi” botën me ngjyrat e fustanit përfundon në burg, ja arsyeja
Burri që u bë i famshëm falë fustanit viral është deklaruar fajtor për dhunë në familje. Keir Johnston pranoi se tentoi që të mbyste gruan e tij. 38-vjeçari u paraqit në Gjykatën e Lartë të Glasgow të enjten, ku u deklarua fajtor për dhunën ndaj të shoqes, Grace Johnston. Gjykata urdhëroi arrestimin e tij deri…
Duket sikur askush nuk është i sigurt në rrugët e Big Apple këto ditë, madje as aktori i dashur i vendlindjes Steve Buscemi, një vendas nga Bruklin, sipas BBC. Buscemi, 66 vjeç, po ecte në Kips Bay javën e kaluar, kur një agresor iu afrua dhe plagosi yllin e “Boardwalk Empire” në mes të ditës….
2 vite nga largimi i Adelës: “Na paskan gënjyer, koha nuk shëron çdo plagë”, Eraldo Rexho emocionon me fjalët
Largimi i parakohshëm nga jeta i Adelës tronditi personazhet e njohur shqiptarë, miq e kolegë të saj, ashtu sikurse dhe publikun që e njohu si një nga konkurrentet e ‘Big Brother’. Ai që i qendroi më pranë për vite me radhë, si në aspektin profesional, ashtu dhe në atë shoqëror është Eraldo Rexho, i cili i ka dedikuar disa fjalë prekëse Adelës.
Në një video të postuar në Instagram, ku shihen bashkë në zyrën e punës, Eraldo ka sjellë shumë kujtime pas. “Na paskan gënjyer Adela, koha nuk shëroka çdo plagë!”, e ka nisur kështu shkrimin e tij Rexho, duke theksuar se për të Adela mbetet e pazëvendësueshme. “Kam rreth vetes plot miq e bashkëpunëtorë të tjerë, të rinj e të vjetër, por nuk po e gjej Adelën”, është shprehur ai, ndërsa kanë qenë të shumta komentet e të tjerë personazheve, të cilët i janë bashkangjitur dhimbjes së Eraldos.