13 të dënuar me koronavirus, fillojnë protestat tek burgu “313”/ Detajet

Pasi 13 të dënuar janë identifikuar pozitiv me koronavirus, situata tek burgu “313” në Tiranë nuk është shumë e mirë.
Shumë prej të dënuarve kanë filluar protestën brenda ambienteve të burgut. Sot, u bë e ditur se një nga të dënuarit e infektuar me koronavirus është edhe ish nëndrejtori i Spitalit të Sarandës, Florenc Llanaj.
Florenc Llanaj Më 3 prill, përmes avokatit të tij Arbër Hoxha, Llanaj i është drejtuar Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupisonit duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” pasi ai duhet të vendosë lente duke prekur sytë, për shkak të problemeve me shikimin, dhe rrezikon që në qeli të marrë koronavirusin, duke qenë se ai ngjitet edhe përmes kontaktit.