Sherrin e nis 24-vjeçari, autorët hakmerren duke i vrarë vëllanë

Kanë dalë fotot e dy vëllezërve në Dibër, të cilët u përfshinë në sherr dhe më pas një prej tyre humbi jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Sllatinë, ku 29 vjeçari Dukagjin Plaku është qëlluar me thikë nga dy vëllezërit Jurgen e Myrteza Hysa.

Sherrin e ka nisur vëllai i viktimës Qazim Plaku, 24 vjeç, pas konfliktit banal ka goditur njërin prej vëllezërve Hysa, konkretisht 24 vjeçarin Myrteza Hysa.

Në shenjë hakmarrje 24 vjeçari ka thërritur vëllain Jurgenin dhe në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë goditur me thikë 29 vjeçarin Dukagjin Plaku./Gazeta Liberale