Sekuestrohet prona me vlerë 1 mln euro, pasuri e një vajze nga Pogradeci dhe të dashurit italian

Policia do të njoftonte këtë të hënë se kishte sekuestruar prona me vlerë rreth 1 milionë euro. Këto prona janë të një 40-vjeçare nga Pogradeci, Almanda Durollari dhe bashkëjetuesit të saj italian, Francesco Cocilovo, 42 vjeç, shkruan Opinion.al. Pasuritë mbi të cilat është vendosur sekuestro preventive pas 7 muajsh hetime, dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti i paligjshëm i 40-vjeçares bashkëjetuesit të saj italian, të cilët akuzohen për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”. Pronat, kryesisht apartamente banimi, u sekuestruan me vendim të Gjykatës së Pogradecit, më 5 korrik 2019.