Rrëzohet helikopteri, vdes miliarderi i njohur

Manjati i qymyrit, Chris Cline dhe gjashtë persona të tjerë kanë vdekur në Bahamas. Helikopteri me të cilin po udhëtonin u rrëzua në momentin që mjeti po ngrihej nga  pista.

Chris-Cline-4

Ngjarja e rëndë ndodhi në prag të ditëlindjes së 61 të miliarderit. Ndërkohë që akoma nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e rrëzimit të helikopterit.

Chris-Cline-3

Cline filloi të punonte si minator i qymyrit në moshën 22 vjeçare, sipas biografisë së tij në Foresight Energy. Ai shpejt u zhvendos drejt menaxhimit dhe u bë i njohur për drejtimin e operacioneve të minierave me kosto të ulët, gjë që tërhoqi vëmendjen e kompanive të mëdha.

Chris-Cline-2

Ai formoi grupin e tij “Grupi Cline” në vitin 1990 dhe vazhdoi të zhvillonte dhe vepronte në disa nga minierat më prodhuese të qymyrit në SHBA./Gazeta Liberale