Ronela Hajati së shpejti me një projekt të ri, këngëtares i ndodh e papritura gjatë xhirimeve

Pasi publikoi dy hite në bashkëpunim me Don Phenom, duket se Ronela Hajati nuk ka ndërmend të ndalet me kaq. Këngëtarja shqiptare paralajmëroi hitin e saj më të ri, i cili do të titullohet ‘Lage’ dhe do të publikohet në datën 21 të muajit qershor.

Ronela publikoi një video në ‘Instagram’ dhe zbuloi se gjatë xhirimeve të klipit, i kishte ndodhur një incident nëpër shkallët e një ndërtese në Tiranë, por duket se ka shpëtuar për pak. “Kur thonë: Hë se keni punë të lehtë ju”, ka shkruar këngëtarja krahas videos, duke shkaktuar të qeshura tek ndjekësit e saj. Në këtë mënyrë, Ronela ka zbuluar dhe pak nga ‘look-u’ i saj. Ajo ka kombinuar flokët e gjatë dhe me gërsheta të vogla, me veshjen e saj po në ngjyrë rozë. Siç duket, Ronela ka vendosur t’i qëndrojë ‘besnike’ videoklipeve të saj plot gjallëri./revistawho.com