Publikohen pamjet nga dasma sekrete e Leona Lewis!

Këngëtarja e njohur Leona Lewis në 27 korrik i dha fund beqarisë me Dennis Jauch. Ata i thanë ‘Po’ dashurisë në një ceremoni intime mes 180 të ftuarish. Ata zgjodhën që dasmën e tyre madhështore ta realizonin në Toskana dhe pamjet e para të dasmës sapo kanë dalë.“Hello” ka publikuar kopertinën e këngëtares me foto nga dasma dhe një intervistë që lidhet me ceremoninë emadhe. Leona ka treguar për “Hello” se dasma ndryshoi në minutat e fundit për shkak të një stuhie të tmerrshme. Ceremonia e dasmës ishte planifikuar të mbahej jashtë, por stuhia e tmerrshme që i frikësoi të gjithë i detyroi të ndryshonin plan. Dennis ka treguar se kjo ishte një shenjë nga i ati i tij i ndjerë, i cili kishte ndërruar jetë vetëm 3 javë para ceremonies, shkruan Lapsi.al. Leona dhe Dennis kanë një histori të gjatë dashurie prej gati 9 vitesh, dhe gjithmonë kanë preferuar që marrëdhënien e tyre ta mbajnë larg vëmendjes mediatike.