Ledri Vula tregon se është çift me 2-shin në bluzë

Reperi më seksi i momentit Ledri Vula, ka çuditur fansat e tij në koncertin e parë në “Cocorico Cocorico Beach” në Vlorë me veshjen e tij. Vula kishte veshur këtë bluzë me numrin 2, që shumë të pranishëm e përkthyen si treguesin se Ledri e prezanton veten si çift. Së fundi fotot dhe lajmet e tij me të dashurën nga Tirana, Adela Sollaku kanë qenë të shumta. Reperi Ledri Vula do të jetë artisti që pritet të sjellë pesë krijime të reja këtë verë. Në “Top Music Awards” ai fitoi çmimet “Collaboration of the Year” me Era Istrefin dhe “My Music Hit of the Year”.