E ka keqtrajtuar njerka, por Angela Martini tregon si sillet ajo me vajzën e bashkëshortit të saj

Modelja e njohur Angela Martini në librin e saj “Dashuri, shpresë, dritë” ka rrëfyer historitë e saj të vështira që lidhen me fëmijërinë e saj.

Ajo ka treguar se njerka nuk e donte dhe e keqtrajtonte ndërkohë nga ana tjetër babai nuk e besonte, por dëgjonte gruan e tij. E ftuar këtë të mërkurë në Soirée me Jonida Shehun në Top Channel, Angela Martini është pyetur nga moderatorja nëse ajo tani e kupton veprimin e të atit duke qenë se tani është vëtë grua dhe ka një burrë në krah.

“Po, por edhe burri im ka vajzë. Jam munduar që të mos kem sjelljen e njerkës sime me vajzën e burrit se e kam nga eksperienca. Burri nuk më kishte besuar kurrë për të gjitha këto gjëra edhe e le vajzën të rrijë tek nëna, sepse është vajzë dhe ka më shumë nevojë për nënën”, ka treguar Angela Martini.

Top Channel