Dalin videot e aksidentit, në koncertin ku humbën jetën 5 persona këndonte edhe Dhurata Dora

Zbulohen detaje të reja nga tragjedia ku humbën jetën pesë persona, gjatë koncertit të këngëtarit të hitit “Zemër”, Soolking. Mësohet se edhe këngëtarja shqiptare Dhurata Dora ka qenë duke performuar në koncertin ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Reperi Abderraouf Derradji, i njohur si Soolking po performonte në një stadium në Algjeri kur një turmë e madhe e njerëzve duke shtyrë e nxituar janë rrëzuar nga njëra prej hyrjeve.

Sipas mediave lokale, 20 persona  kanë përfunduar në spital. Ende nuk ka detaje të tjera rreth incidentit, por thuhet se nga pesë viktimat, ishin tre burra dhe dy gra. Reperi Soolking është tepër i njohur në tregun muzikor ndërkombëtar.

Koncerti ku ai performonte është transmetuar live në televizionin Algjerian.

Tashmë janë publikuar edhe pamjet e para të transportimit të të lënduarve.

Autoritetet hetimore të Algjerisë kanë nisur hetimet e para rreth shkakut të incidentit që i mori jetën 5 personave dhe që lëndoi 20 të tjerë./revistawho.com

https://www.youtube.com/watch?v=aCSneKrgyTc