Anjeza Shahini bëhet nënë, zbulon gjininë dhe emrin e fëmijës

Pritjes së ëmbël për Anjeza Shahinin i erdhi fundi. Ditën e sotme këngëtarja shqiptare ka ndarë me të gjithë lajmin se është bërë nënë për herë të parë.

Anjeza-Shahini-2

Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi, në të cilën shihet fëmija brenda një makine dhe disa dhurata për të. Anjeza ka zbuluar se fëmija i saj i parë është vajzë dhe duket shumë e lumtur që këtë vit do të festojë 8 marsin e parë si nënë. Gjithashtu ajo ka treguar se vajzës i kanë vendosur emrin Victoria, një emër me origjinë latine që do të thotë fitore. “Kët vit festoj ditën e gruas si një mami e një vajze të vogël sa një gogël, që quhet Tori (Victoria Kelis Connolly”, ka shkruar Anjeza në postimin e saj në ‘Instagram’.

Anjeza-Shahini-1

Ne i urojmë vogëlushes jetë të gjatë e të lumtur pranë prindërve të saj, shkruan Who.