A është Marina Vjollca shtatzënë? Kjo foto zbulon të vërtetën

Moderatorja e njohur, Marina Vjollca, së fundmi është përfolur shpeshherë për një shtatzëni të mundshme. Dyshimet lindën teksa ajo ishte me pushime në Barbados, ku Marina postoi disa foto në “Instagram”, ku shfaqej me duart te barku. Ndjekësit e saj u shprehën se ajo ishte duke mbuluar bebushin e saj që mos dukej, por mesa duket nuk qenka aspak kështu. Teksa Marina është kthyer nga pushimet dhe ka nisur punën, ajo ka publikuar disa foto të reja ku shfaqet me barkun e saj të sheshtë. E menjëherë vëmendja e ndjekësve është përqendruar te muskujt e saj, duke hedhur poshtë lajmin se është shtatzënë. “Mos e mbulo më barkun se të bënë portalet shtatzënë me zor”, i shkruan një ndjekëse. Marina i ka bërë “like” këtij komenti si për të thënë që e mori mesazhin dhe as ka për ta mbuluar më!/Panorama Plus