Zjarri në Kaliforni nuk kursen as shtëpinë e ish-miss-it shqiptar, e ëma e Valbona Çobës dëshmon fatkeqësinë

Zjarri që shkrumboi shtëpi dhe shkaktoi shumë viktima në Kaliforni, nuk ka kursyer as shtëpinë e ish-misit shqiptar, Valbona Çoba. Në një postim në rrjetet sociale mamaja e Valbonës, Reshida shkruan se zjarreve në shtetin amerikan, nuk i ka shpëtuar as shtëpia e vajzës së saj. Ajo tregon se Valbona u trondit shumë nga kjo fatkeqësi duke qenë se kishte vite që jetonte në atë banesë dhe kishte kujtimet më të bukura aty. Deri dy ditë më parë, fëmijët e saj luanin si zjarrfikës, ndërsa dje iu desh që të zgjoheshin të tmerruar në mesin e natës për të shpëtuar jetën e tyre, shkruan IconStyle. Megjithatë, fatmirësisht të gjithë janë shëndoshë e mirë dhe kjo është ajo që ka më tepër rëndësi.