Zi në familjen e Rita Orës, këngëtarja shqiptare humbjen personin e dashur

Këngëtarja shqiptare Rita Ora ka humbur një person të shtrenjtë mëngjesin e sotëm.

Gjyshja e saj nga nëna, Fatime Bajraktari është ndarë nga jeta.

Sipas Telegraf, varrimi i së ndjerës do të bëhet në orën 15:00 në fshatin Rudicë, komuna e Klinës.

Ndërkohë nuk dihet ende nëse Rita do të marrë pjesë në varrim për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Madje nga ana e saj nuk ka asnjë reagim në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta të gjyshes së saj.

Këngëtarja ka mbajtur lidhje të forta me gjyshërit e saj pavarësisht se nuk jeton më në Kosovë.

Vazhdimisht ajo tregon sesa krenare është për rrënjët e saj. Disa ditë më parë zbuloi edhe sesi ëhstë përballur me racizmin kur ishte e vogël.

“Arsyeja përse dua të publikoj këtë video është t’iu tregoj veten time në korrikun e vitit 1994. Mendoj se thjesht ndihesha e lirë duke e parë këtë video dhe doja ta ndaja me ju. Pse e doja kaq shumë kameran? Edhe kur isha fëmijë. Shpresoj që kjo video t’iu bëjë të qeshni, thjesht duke parë jetën e një fëmije të lirë.

Kjo është ajo çfarë çdokush dëshiron, një shans për të pasur jetë të mirë dhe mundësi për të qenë i lumtur. Gjërat e thjeshta që të bëjnë të ndiheni të sigurtë, të shkosh në park duke ngrënë një akullore, të qenurit një fëmijë i lirë. Këto janë kujtimet që ne vlerësojmë. Këto janë momentet që na bëjnë neve këta që jemi kur rritemi. Le tu japim njerëzve një mjedis të jashtëzakonshëm ku mund të jenë fëmijë dhe të rriten. Kur prindërit e mi vendosën të transferoheshin nga Kosova në Angli ishte shumë e vështirë.

Mbaj mend që duhet të shihja dhe përjetoja disa gjëra, vetëm për t’u ndjerë e përfshirë në shoqëri, në mënyrë që një vajzë refugjate të kishte mundësi të lozte me vajzat tjera. Por, kur isha në parkun që shihni në video, më kujtohet se ndihesha e lirë. Racizmi, mënyra si ndihen imigrantët dhe refugjatët është vërtetë një fenomen i tmerrshëm. Ne nuk mund të gjykohemi në bazë të ngjyrës së lëkurës, apo vendit prej nga vijmë. Ne jemi një racë e vetme. Raca njerëzore. Sidoqoftë, vetëm dua t’iu them se ju dua të gjithëve dhe shpresoj të keni buzëqeshur sot. Faleminderit… E juaja përgjithmonë, Rita,”- shkroi ajo.

/Panoramaplus.al