“Zhduket” reperi Kanye West

Pas polemikave të ndryshme në të cilat është përfshirë gjatë javëve të fundit, Kanye West nuk gjendet askund. Ose të paktën ai nuk po i paraqitet ish-menaxherit të tij të biznesit, Thomas St. John, i cili është përpjekur t’i shërbejë me dokumente ligjore.

St. John tha në një seancë gjyqësore se ai nuk ka arritur ta gjejë reperin prej javësh. Ai po e padit atë për shkelje të kontratës. Biznesmeni pretendon se Kanye kishte rënë dakord t’i paguante atij , por duke qenë se të dy patën një takim “agresiv”, West pushoi së paguari.

“St. John kishte nevojë për një garanci që West nuk do të braktiste papritur marrëdhënien e biznesit, plus kostot financiare dhe rreziqet që lidhen me angazhimin ndaj tij si klient. Por zoti St pranoi një marrëveshje për 18 muaj“, thuhet në padi, e cila nuk mund t’i dorëzohej ish-bashkëshortit të Kim Kardashian.

Kjo padi është një problem më shumë financiar me të cilin përballet Kanye. Prej muajsh biznesi dhe të ardhurat e tij kanë rënë në mënyrë dramatike pasi publikoi komente antisemite dhe agresive. Probleme të tjera që ai ka janë ndihma e fëmijëve që duhet t’i paguajë Kardashian pas divorcit të tyre, përveç problemeve që ka në financimin e disa riparimeve në shtëpinë e tij në Malibu. Pasuria e Kanye West është zvogëluar nga 6.6 miliardë dollarë në rreth 400 milionë dollarë pas ndërprerjes me kompanitë si; GAP dhe Adidas./Lapsi.al