Zemra e një nëne është më e fortë se çdo gjë tjetër, kjo është dëshira e vetme e Aurela Gaçes në këtë 49-vjetor

Jemi mësuar ta shohim vazhdimisht energjike në skenë, por edhe në prezantimet e ndryshme televizive ku sigurisht spikasin zëri i saj potent, karizma dhe sensi i humorit prej një labeje të vërtetë. Ndonëse në pamje të parë, Aurela Gaçe të jep përshtypjen e një gruaje të fortë, thellë brenda saj fshihet një shpirt i ndjeshëm dhe këtë arrin ta transmetojë gjithmonë në intervistat dhe postimet e ndryshme në rrjete sociale.

Ditën e djeshme ajo ka festuar 49-vjetorin e lindjes dhe në pak rreshta ka treguar historinë e jetës së saj, shoqëruar me një dedikim shumë të bukur nga Aurela për Aurelën.

“Sot, 49 vite më parë, Bulja e Agimi u gëzuan me fëmijën e parë ! Isha unë. Erdha në jetë në 3 të mengjesit pas 3 ditësh vuajtje të mamit tim. Fëmijëri të bukur, mes njerezve më të dashur, me familjen time, me gjyshër, shumë kushërinj e familje të madhe. Tani pas kaq vitesh në skenë e intervista , ju e dini ëndrrën, përpjekjet etj etj. Nuk do të ndalem aty, tek ëndrra, as te karriera. Absolutisht!

Jo se nuk është e rëndësishme, pasi luftova çdo ditë e patjetër më dhemb e më lumturon njësoj si çdo njeri që lufton për veten, në çdo profesion që zgjedh. Në këtë ditë, dua thjesht t’i luten Zotit të më lërë këtu për shumë vite. Arsyeja shumë e thjeshtë.

Si çdo prind. Si çdo nënë pa më të voglin përjashtim, edhe unë dua të jem pranë familjes time sa më gjatë, të rris, të shijoj rritjen e vajzave , të jem prane tyre në të mirë e në të keq. Njësoj siç prindërit e mi ishin e janë me edhe për mua. Edhe pse kam krjiuar familjen time, përsëri kam nevojë për prindërit e mi, motrën e vëllanë. Në fund të fundit, secili nga ne vjen në jetë me një qëllim. Fillimisht, mendoja se qëllimi im ishte vetëm muzika.

Sot , besoj se secili nga ne në muzike, sado i madh ose i vogël, është i zëvêndësueshëm. Ose, më saktë, bota e artit është kaq e madhe, kaq e gjerë sa gjithmonë ka vend për secilin shpirt që vjen e shkon në këtë jetë. Ama, ngelesh e pazëvendësueshme si nëna që u dhe jetë nga jeta jote fëmijëve të tu!

Besoj se më e rëndësishme se cdo gje tjeter, është familja. Sot, në këtë ditë e besoj, se qellilimi im është të jem njeri, të mësoj femijët e mi të duan jetën, veten, të tjerët.

Bota është bërë e egër! Ose kështu ka qenë, por ne kemi sfidat tona e ashtu na duket, sikur janë shtuar më shumë. Prandaj më shumë se kurrë, sot, i uroj vetes JETË TË GJATË, që të jem pranë familjes time, miqve e mes jush dashamires të pasionit tim.

E zgjata shumë shumë. E di.

Por kjo jam unë.

Mbase pak tepër për këtë kohë ku duket sikur ndjesitë janë venitur.

Por, kjo jam unë !

#birthday #49 #mybirthday “

Living