Zbutet Renato Mekolli, i propozon ish-konkurrentes i ulur në gjunjë

Mbrëmjen e së premtes ishte nata finale e spektaklit të gatimit “Hell’s Kitchen”. E për të gjithë ju që e keni humbur puntatën finale, ajo ishte edhe me disa doza romanticiteti.

Si ndihmës të dy shefave të rinj, në kuzhinën e “Hell’s Kitchen” u rikthyen gjashtë ish-konkurrentë, ndër të cilët edhe Ani. Shef Renato Mekolli u emocionua nga rikthimi në finale i ish-konkurrentes bukuroshe, Ani dhe bëri veprimin e papritur.


Teksa Ani po merrej me ëmbëlsirat, ai i bëri disa komplimente dhe më pas iu ul në gjunjë duke i bërë një propozim interesant. “Anin nuk e lë të ikë, do e marr në restorantin tim. Do pranosh apo jo?”, i thotë Renato Anit dhe i ulet në gjunjë, shkruan Panorama Plus.
Ani nuk i ktheu përgjigje, madje ajo u shpreh se fjalët e Renatos e vunë në siklet por sigurisht që i mori në formë shakaje.