Zbulojeni, video më e mirë muzikore e të gjitha kohërave mban “firmën” e një femre

“Formation” nga Beyonce është video muzikore më e mirë e të gjitha kohërave, sipas revistës Rolling Stone.

“Formation” siguroi vendin e parë në listën e përbërë prej 100 videosh të listuara nga revista.

Video e publikuar në 2016 dhe prodhuar nga Melina Matsoukas, la pas video ikonike si “Billie Jean,” të MJ, “Kiss” të Prince dhe “Bad Romance” nga Lady Gaga.

Kjo video përbëhet nga shumë momente të forta vizuale, ku shihet dhe 39-vjeçarja mbi një makinë policie të përmbytur në Neë Orleans-in e sh.katërruar, rrethuar nga mure që shkruajnë “mjaft na qëlluat”.

Ajo që ideoi videon muzikore shprehet se Beyonce donte të tregonte “impaktin historik të skllavërisë tek dashuria me ngjyrë dhe çfarë pasoje ka patur në familjet me ngjyrë”.