Zbulohet vajza që bëri baba Land Hysin!

Roland Hysi, këngëtari i grupit “West Side Family”, ka qenë gjithmonë i rezervuar për jetën private dhe është munduar ta mbajë gjithmonë larg vëmendjes mediatike.

Së fundmi, këngëtari ka treguar se është bërë baba për herë të parë.

Ai publikoi në llogarinë e tij në Instagram një foto me foshnjën në krahë, duke përdorur emojin e një bebeje për të mos i zbuluar identitetin.

“Për momentin nuk ndodhem në shtëpi…”- shkroi ai krahas imazhit, në të cilin duket shumë i emocionuar.

Përveç portretit, Rolandi nuk zbuloi as emrin dhe as gjininë e foshnjës.

Vajza që i ka rrëmbyer zemrën këngëtarit është Eva Ago, e panjohur për publikun.

Ajo publikoi sot dy foto në Facebook, një të realizuar gjatë shtatzënisë dhe një tjetër, në të cilën shihej dora e vogël e të porsalindurit.

Ishte pikërisht Eva ajo që zbuloi se ka sjellë në jetë një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Lukas.

“Sot mëngjesi erdhi bashkë me ty Lukas, biri vogël siç solle dritën këtë mëngjes urojmë për ty jetë të gjatë dhe Zoti të dhuroftë gjithë lumturinë e botës që ne të gëzojmë për ty sa të kemi frymë. Landi Hysi dhe Lukas Hysi, ju kam gjithçka”, shkruante Eva në postim.